Historiku

“Junik” Sh.p.k operon në treg në fushën e ndërtimit, shërbimeve dhe turizmit që në

vitin 1995, me një eksperiencë mbi 26 vjeçare dhe një histori suksesi që e ka

ndjekur hap pas hapi. E mirëstrukturuar në përbërjen e saj, në njësi dhe ekipe me

punonjës të specializuar dhe të motivuar për punë cilësore, shoqëria jonë

numëron një numër të konsiderueshëm ndërtimesh dhe shërbimesh.

Llojet e Aktiviteteve

Llojet e aktivitetit të “Junik” Shpk. Kompania në fushën e ndërtimit përfshin:

A) PUNIME TË PËRGJITHSHME NDËRTIMI

  • Punime gërmimi në tokë
  • Ndërtime Civile dhe Industriale
  • Rikonstruksion dhe mirëmbajtje të ndërtesave Civile dhe Industriale, Veshje fasadash
  • Ndërtim rrugësh,  autostrada, mbikalime, hekurudha,  pista aeroportuale
  • Punime nëntokesore, ura e vepra arti
  • Diga dhe tunele hidroteknike
  • Ujësjellësa, gazsjellësa, vajsjellësa, vepra kullimi e vaditje
  • Ndërtime detare dhe thellimi në ujë
  • Punime dhe mbrojtje lumore, sistemime hidraulike dhe bonifikime
  • Punime për N/stacionet, kabinat e transformatorëve, linja të TN e të mesëm dhe shpërndarjen e energjisë
  • Punime të inxhinierisë së ndërtimit

B) PUNIME SPECIALE NDËRTIMI

  • Punime për prishjen e ndërtimeve
  • Impiante hidro-sanitare, kuzhina, lavanderi, mirëmbajtja e tyre
  • Impiante ngritëse dhe transportuese (ashensorë, shkallë lëvizese, transportues)
  • Punime rifiniture të muraturës dhe të lidhura me to, rifiniturë me materiale druri, plastik, metalik dhe xhami, dhe rifiniturë të natyrës teknike ndërtuese
  • Impiante të sinjalistikës ndriçuese të trafikut
  • Sinjalistika rrugore jo ndriçuese
  • Punimet topogjeodezike
  • Sistemet kundra zhurmës për infrastrukturë
  • Shpime gjeologo-inxhenierike, puse e shpime për ujë
  • Ndërtimi i impianteve të ujit të pishëm dhe pastrimi të tij
  • Barriera dhe mbrojtje rrugore
  • Impiante të sinjalistikës ndriçuese të trafikut
  • Ndërtime parafabrikat beton arme, struktura metalike dhe druri
  • Punime strukturore speciale
  • Shtresa dhe mbistruktura speciale
  • Punime mbi shina dhe traversa
  • Impiante teknologjike, termike dhe të kondicionimit
  • Impiante dhe linja telefonie dhe telekomunikacioni
  • Impiante të brendshme, elektrike telefoni, radiotelefoni, TV etj.
  • Pastrimi i ujërave detare, liqenore dhe lumore
  • Ndërtimi i impiante të grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane