Kompleksi Residencial Turistik “Delfin” Resort

Kompleksi Residencial Turistik “Delfin” Resort është projekti më i ri që Shoqëria “Junik” Sh.p.k. prezanton, në vazhdën e ndërtimeve civile, me karakter polifunksional banimi + tregtie, duke maksimizuar gjithmonë cilësinë e projektimit dhe ndërtimit, si dhe konceptimin e nocionit të hapësirave të banimit, administrimit dhe mirëmbajtjes së përbashkët, në zonën shumë të lakmuar të Kunes, në Shëngjin, Lezhë.

Një ndërtim elitar, në një vend elitar.

Vendndodhja: Në Kune, në zonën turistike të qytetit të Shëngjinit, 100 ml nga deti, në vijë të parë ndërtimi.
Arkitektura: Një projekt bashkëkohor, i konceptuar si një resort turistik me 5 yje, me koefiçent shfrytëzimi 39% , me lulishte, pishinë dhe mbi të gjitha, me plazh rëre të pastër, të garantuar me çertefikatë pronësie.

Konstruksioni: Një projekt konstruktiv i standarteve të larta dhe i çertefikuar me standardet e BE, Beton M-300, hekur STEEL-500 , llogaritur për sizmicitet mbi 8-ballë.

Rifiniturat: Rifiniturat e resortit janë të një cilësie dhe standardi të çertefikuar nga BE. Vetrata dhe dritare nga Rehau, Austri, parket Gjerman, pllaka gres porcelanato cilësi e parë, dyer druri, prodhim i vetë kompanisë ”Junik” Sh.p.k.

Instalimet: Instalimet elektrike, hidraulike, ngrohje, ftohje, aspirim, janë të standardeve të çertefikuara nga vendet e BE.
Ndërtuesi: Ndërtuesi është shoqëria “Junik” Sh.p.k. Lezhë, me një eksperiencë 25-vjeçare në tregun shqiptar, ndër kompanitë lider në Shqipëri. Objektet e ndërtuara nga kjo kompani në Tiranë, Korçë, Vlorë, Shkodër, Lezhë e kudo bëjnë diferencën sa i përket cilësisë dhe standardit me të cilin janë realizuar.

Çfarë Ofrojmë

Gallery